Elona Tabaku: Zjarri i dashurisë


S’ma lënë lotët shpirtin të flas
Ndaj e heshtur sonte rri
Se zemra nga malli po më plas
Se shpirt më rënkon në gji.

Shtiza malli në trup më ngulen
Tek endem mes ëndrrave të mia
Lotët si ujëvarë vërsulen
Ah çfarë qënka dashuria…

Mijëra puthje edhe lot
Që digjen në vullkanin mall
E ku ka forcë në bot’
Që ta shuaj këtë zjarr.