Elsa Lila- favorite për Eurovision? Kënga e saj i emocionoi mbrëmë të gjithë… (Video)

Ka filluar edicioni i 61-të i Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar.

Në natën e dytë të festivalit, ka performuar edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila kishte kohë që ishte jashtë syrit të publikut.

Ajo garon me këngën me titull “Evita”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruar vet, teksa e interpretoi ‘live’ para publikut në mbrëmjen e dytë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Elsa Lila mahniti publikun me paraqitjen e saj spektakolare, duke i lënë të shtangur të gjithë me interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën e saj në skenë.

Në këtë edicion të festivalit, janë përzgjedhur 26 këngë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se kënga fituese do të zgjidhet nga vetë publiku me anë të SMS.

Kujtojmë që konkursi i këngës “Eurovision” do të organizohet në Liverpool vitin e ardhshëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAMILJA KELMENDI FAVORIT PËR EUROVISION. A DO TA FITOJ FESTIVALIN KJO KËNGË? (VIDEO)