Elton Deda: Ti ke një njeri… që të do (teksti dhe kënga)

Elton Deda është këngëtar, autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Gjatë karrierës së tij, Deda mori pjesë në festivale të ndryshme me këngët e tij të cilat edhe sot e kësaj dite dëgjohen me ëndje.

Njëra ndër to është “Nuk kërkoj tjetër njeri” me të cilën mori pjesë në Festivalin e 34-të të RTSH-së në vitin 1994.

Tekstin dhe muzikën e këngës e bëri Elton Deda kurse orkestimin Shpëtim Saraçi së bashku Eltonin:

Kam kohë pa e parë, nuk di ku do jetë,
atë vjeshtë të brishtë dhe zërin e saj si kristal…
mes zërave të dimrit, mundohem t’i flas.

As vetë nuk e di, pse lodhem ta gjejë,
ende ndjejë, ndonëse ka shumë akull mes nesh.
kjo vjeshtë e heshtur, dimrin se fsheh.

Se dielli ndriçon prapë dhe shiu pushon,
nuk di zemra e saj, nga dhimbja rënkon,
gjithçka do ta falja që hapat e saj,
të trokisnin prapë tek unë, tek unë
ende sytë e tu, kanë ca lotë të patharë
si fshin dot e dashur, ndonëse jemi larg
dhe kurrë mos mendo, vetëm, s’je në këtë botë
sepse ti ke një njeri… që të do.

As vete nuk e di, pse lodhem ta gjejë
ende ndjej, ndonëse ka shum akull mes nesh
kjo vjeshtë e heshtur, dimrin se fsheh…

Në zemrën time, dimri dhe vjeshta më thonë për ty
jo mos kërko tjetër njeri.

Se dielli ndriçon prapë dhe shiu pushon
nuk di zemra e saj, nga dhimbja rënkon
dhe kurrë mos mendo, vetëm, s’je në këtë botë
sepse ti ke një njeri… që të do.

Shfaqja e parë e Elton Dedës në TV ishte në fillim të viteve ’80, kur ai këndoi “Koha në pentagramin tim”, dedikuar babait të tij Ferdinant Deda, i cili në atë kohë ishte një dirigjent shumë popullor.

Fillimet e tij ishin me grupin “Tingulli i Zjarrtë”, dhe ka marrë çmimin “Best Group Award”.

Elton Deda ishte një nga artistet më të popullarizuar në vitet ’90. Së bashku me grupin e tij, ata kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH disa herë.

Në vitin 1993, u largua nga ‘Tingulli i Zjarrtë’ dhe formoi “Aneroid grup”, duke filluar eksperimente e stile të reja.

Në të njëjtën kohë regjistroi me grupin “Thunderway” albumin “The Order Executors” (1993). Ai ishte pjesë e grupit për më shumë se 1 vit. Me pas i dedikohet karrierës së tij solo.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Elton Deda: U ktheva prapë unë ta kërkoj (teksti dhe kënga)