Elvana Gjata: Ndoshta dhe më keq do bëje ti… (teksti dhe kënga)

S’ma fal ti
unë e di më shumë ku të kam vrarë,
nuk desha, besomë nuk desha.
S’ma fal ti,
unë s’u bëra kurrë si ti ke dasht’…
Si një mallkim, një mallkim.

Sot dua të të them më fal,
asgjë më shumë, njeri unë jam,
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di,
Ndoshta dhe më keq do bëje ti.

Harrohet, oh sa shpejt harrohet çdo e mirë,
jo e keqja, jo e keqja,
Mësohet, kam mësuar shumë nga çdo gabim,
nuk guxoj të mendoj dhe njëherë,
të lëndoj unë ty.