Elvana Gjata: Sa vite pa u parë…(teksti dhe kënga)

Një natë me shi
takoj në rastësi
në orë të vonë
një mikun tonë
më thotë miqësisht
duhet ta dish
se jeta e tij
nuk je më ti…

Dhe zemra ndal
sa vite pa u parë
dhe ndjenjat mi zgjon
dhe frymën shtrëngon një fjalë…
Dhe zemra ndal
sot vetëm nga një fjalë
se jeta e tij
nuk je më ti.

Dhe pyes unë
dua të di më shumë
ti ke të drejtë
të kesh një jetë
po mua nuk më gëzojnë
fjalët që po më thonë
se jeta e tij
nuk je më ti
nuk jam më unë.

Dhe zemra ndal
sa vite pa u parë
dhe ndjenjat mi zgjon
dhe frymën shtrëngon një fjalë…
Dhe zemra ndal
sot vetëm nga një fjalë
se jeta e tij
nuk je më ti.

Sot kot mundohem të mos e besoj
asnjë fjalë s’më ngushëllon
më mirë zemra të ndal përgjithmonë
jetën tënde pa mua dëgjoj.

LEXO EDHE: Elvana Gjata: Pse s’më do ti? (teksti dhe kënga)