E tani në dhomën time vetëm,
Rastësisht më je kujtuar,
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë.
E sa herë jemi betuar, kurrë s’do ishim zëvendësuar,
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m’u kujtuan,
Si rrëfim i një përralle të pashkruar,
Ti për mua ishe rreze dielli, unë për ty një gur i çmuar,
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Ishte histori e bukur shumë,
S’e shpëtuam dot as ti, as unë,
Në miliona kombinime si kjo histori,
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti…
E tani në dhomën time vetëm s’mund të fle,
Se dhimbja më le zgjuar,
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë.
Asnjëherë s’kemi besuar,
Dikush nga ne do ish larguar,
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Ishte histori e bukur shumë,
S’e shpëtuam dot as ti, as unë,
Në miliona kombinime si kjo histori,
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti…
Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU
ObserverKult