Elvana Gjata: Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë (teksti dhe kënga)
E tani në dhomën time vetëm, Rastësisht më je kujtuar, Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë. E sa herë jemi betuar, kurrë s’do ishim zëvendësuar, Mesa duket gjërat kanë ndryshuar. E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m’u kujtuan, Si rrëfim i një përralle të pashkruar, Ti për mua ishe rreze dielli, unë për ty një gur i çmuar, Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Ishte histori e bukur shumë, S’e shpëtuam dot as ti, as unë, Në miliona kombinime si kjo histori, Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti…
E tani në dhomën time vetëm s’mund të fle, Se dhimbja më le zgjuar, Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë. Asnjëherë s’kemi besuar, Dikush nga ne do ish larguar, Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Ishte histori e bukur shumë, S’e shpëtuam dot as ti, as unë, Në miliona kombinime si kjo histori, Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti…