Elvana Zaimi: E morëm në heshtje atë që ëndërruam…

Elvana Zaimi vdekja

I mbyllëm flegrat e dritareve të shtëpisë
dhe, në një errësirë të thellë, u zhytëm në gjumë.
Braktisëm botën e huaj në zemër të marrëzisë,
botën tonë të vogël e vumë në dryn.

Kështu deshëm të bënim për vete
atë që bota e huaj kurrë s’na e dha.
E morëm në heshtje atë që ëndërruam,
në gjumin e thellë ku ëndrra nuk ka.

Ëndrrat, prej yjesh e drite kjo materie e brishtë,
ia lamë si gjurmën tonë botës së trishtë.