ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Ralph Waldo Emerson:
Mësuesi është ai që gjërat e vështira i bën të duken të thjeshta.
Arti është një dashnor xheloz.
Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.
Të jesh vetja në një botë që vazhdimisht tenton të ju bëjë diçka tjetër, është arritja më e madhe.
Madhështia e miqësisë nuk është dora e shtrirë, nuk është as buzëqeshja e embël dhe as kënaqësia e shoqërimit; Madhështia e saj qëndron tek inspirimi shpirtëror që vjen tek njeriu kur ai e zbulon se dikush tjetër beson tek ai dhe ka vullnet të të besoj me miqësi.
Jeta është një udhëtim, jo një destinacion.
Asgjë nuk është më e thjeshtë se madhështia; vërtetë, të jesh i thjeshtë do të thotë të jesh i madh./
ObserverKult