Emerson: Pakënaqësia është mungesë besimi tek vetja!

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, poetit  Ralph Waldo Emerson:

Çasti kur njeriu e ndan idenë e lumturisë nga ideja e pasurisë, është fillimi i mençurisë.

Për çdo minutë që je i nevrikosur, humbet gjashtëdhjetë sekonda lumturi.

Shoqëria fiton arte të reja dhe humb instikte të vjetra.

Pakënaqësia është mungesë besimi tek vetja, dhe ngërç për vullnetin.

Në një botë që përpiqet vazhdimisht të të kthejë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh.

Lumturia është një parfum që s’mund ta hidhni mbi të tjerët, pa rënë ndonjë pikë mbi ju.

Frika mposht më shumë njerëz se çdo gjë tjetër në botë.

Kemi kontroll të paktë mbi mendimet tona. Jemi robër të ideve.

Asgjë e madhe s’është arritur ndonjëherë pa entuziazëm.

ObserverKult