Emily Dickinson: Jam askushi! Kush jeni ju?

emily dickinson


Jam askushi! Kush jeni ju?
Mos jeni dhe ju askushi?
Njëlloj te dy, por mos e thuaj,
ta fshehim në një skutë,
sa mërzi të jesh dikushi,
turmës t’i kuakësh si butak,
ta thonë emrin me zulm e kumb
ata që dergjen në batak.

Përktheu: Roland Gjoza

ObserverKult


Lexo edhe:

EMILY DICKINSON: ZEMËR, NE DO TA HARROJMË ATË!