Emily Dickinson: Me dëborën ti erdhe…

emily dickinson

Me dëborën ti erdhe
Do të shkosh me tokën që ringjallet
Qesëndisjen e dhembshur të sorrës
Të Ngazëllimit zë tek shpallet

Me drojtjen ti erdhe
Do të shkosh me të tillë të ecur lavdimadhe
Sa rishtaz njerëzit do ta ngrenë spirancën për jetën
Thellë hullisë sate-

Përktheu: Arben Dedja