Ndjeva nji funeral, n’trunin tim,
Me vajtuese që këndej e andej
ecnin – derisa u duk sikur
ajo ndjenjë do të shpërthejë
Dhe kur të gjithë pastaj u ulën,
Si nderim nji tambur kërcet,
Bani bum-bum disa herë
Gjersa mendja m’u mpi krejt
Mandej ndjeva si u ngrit nji kuti
E u plasarit ngadalë shpirti im
prapë ndëgjova ato çizme plumbi,
mandej hapësina u mbush tingëllimë
Dhe gjithë Qiejt ishin kambana,
Dhe Qenia u bâ vetëm Vesh
Dhe unë e heshtja, nji race tjetër
E vyshkun e vetmueme qeshë-
Dhe pastaj nji dërrasë n’mendje, u thye,
Dhe rashë poshtë, poshtë u lëshova
Në çdo goditje e prekja nji Botë,
Që veç kur e preka fundin, e kuptova.
Nga anglishtja: Leonora Hajra