Emin Z. Emini: Eja sot e më duaj

Emin Z. Emini

Poezi nga Emin Z. Emini

eja sot e më duaj
më dashuro me të gjtha flakët e zjarret e tua
gjakun e frymën ma digj

sot eja e më duaj
për hir të pemëve në oborr
kokrrat e pjeshkës kur do të të shohin
të bukura do të rriten
të piqen
me ty të përngjajnë

eja e më duaj sot
për të më vrarë ke kohë edhe nesër.

ObserverKult


Lexo edhe:

LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO

Shtëpia botuese Kava Pech në Çeki, e specializuar në botimet e letërsisë botërore, përkthyer në esperanto, para disa ditësh ka nxjerrë nga shtypi librin me poezi “Mi venos kvazaŭ la morto” të poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, ku përfshihen të gjitha poezitë e librit “Kam me ardhë si deka”.
Poezitë e Dabishevcit u përkthyen nga esperantisti i njohur shqiptar, z. Bardhyl Selimi, dhe u botuan në kujdesin e botuesit Petr Chrdle.
Recensentë të librit në esperantishte janë: Birgitta Anevik, Mikaelo Bronŝtejn, Jimmy Stryhn Meyer dhe Jozefo Horváth, ndërsa dizajnin e ka bërë Arber Murturi.

donika dabishevci rezna

Po i njëjti libër i Dabishevcit para një muaji u botua në gjuhën maqedonase. Kjo falë Shtëpisë Botuese Rezna, në krye me Hashim Baftiarin, në përkujdesjen e së cilës libri “Kam me ardhë si deka”, e Dabishevcit është botuar në Maqedoni. “Ke stasam kako smrtta” titullohet libri i përkthyer nga shkrimtari dhe studiuesi Ahmet Selmani, i cili po ashtu ka dhënë edhe një mendim kritik e analitik në parathënien e librit. Redaktore e librit është Marta Markoska, lektore Liljana Pandeva…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU