Emin Z. Emini: Vetmitari

Emin Z Emini

(Një mënyrë për të shpëtuar nga koronavirusi)

atje diku në paanësinë
ndërmjet zjarrit e planeteve
në pluhurin e terrtë kozmik
jam grimcë
spërkatur me dritë

shpirtthërmuar rreth orbitës sate të prushtë
vërtitem

ç’koreografi
të godas me mollë
i pret me shami prej ere

koha dhe hapësira marrin tjetër trajtë
gjithseçka ka pamje të parajstë

zo’ ruajna shkëputjes nga graviteti

pa ty moirë
s’do të isha veçse vetmitari i xhehnemit