Balerina e njohur, Ledia Sulaj ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën dhe jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.
Ndër të tjera, shumë e prekur, ajo ka folur dhe për gjyshin e saj të ndjerë, i cili i ka trashëguar dashurinë për baletin.
Ledia tregoi në ditët e tij jo të mira, gjyshi i kishte kërkuar nënës së saj që me lekët e pensionit të bënin një recital për vajzën.
“Gjyshi e ka transmentuar dashurinë e baletit te mami në fillim, e cila ishte gjimnaste, më pas ajo te unë. Mbaj mend kur ishte në ditët e tij jo më të mira, i ka thënë mamit, që këtë pensionin tim, dua ta ruash që t’i bësh një recital vajzës. Edhe ka qene një moment shumë prekës, shumë i bukur, sepse më kishte merak, pasi ëndrrën që kishin të gjithë e shikonin pak të realizuar te unë. Kjo dashuria, kjo është familja e fortë, kjo është ajo që të bën të ndjehesh shumë ngrohtë, të vazhdosh të bësh ëndrrën tënde realitet dhe për të tjerët. Kështu që është një lidhje shumë e fortë. Unë dhe kur shkoja në Korçë, shkoja shumë prej gjyshit, edhe pse rrija pak se prapë stërvitesha, por ai më inkurajonte, më donte shumë, e vlerësoja shumë”, rrëfeu ajo./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ELENI QIRICI, BALERINA E PARË SHQIPTARE QË SHKËLQEU NË HOLLYWOOD
Më 25 janar 1925, lindi Eleni Qirici, balerina e parë, aktorja dhe akrobatja shqiptare, e cila debutoi me sukses të madh në skenat e Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës.
Karriera e saj filloi në një moshë mjaft të re. Gjatë turit të saj të parë në Itali ajo bëri disa shfaqje sensacionale ku morën pjesë personalitetet më të larta dhe familja mbretërore.
Fama që ajo fitoi gjatë këtij turneu, i dha asaj kontratën e dytë në Francë, që u konsiderua si qendër e artit botëror.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult