Piktura më e shtrenjtë në botë

Salvator Mundi” iu shit për shifrën rekord, plot 450 milionë dollarë, në një ankand më 2017, një personi anonim.

Por, prejardhja e pikturës si vepër e Leonardo da Vinçit, mjeshtrit të Rilindjes së Artë është vënë në pikëpyetje. Duke ngjallur jo vetëm hije dyshimi, por duke e ngjitur këtë vepër pak të njohur, në krye të pikturave më të famshme në botë.

Po ashtu edhe “Mona Lisa”, pati pothuajse të njëjtin fat; grabitja nga Luvri, e bëri pikturën të njohur botërisht. Duke e ngjitur në majën e kryeveprave botërore, ku klasifikohet edhe sot e kësaj dite.

Shkrimtari Ben Lewis, historian arti, i tregon Rachel Humphreys-it, mbi kërkimin e tij për të hartuar historinë e shquar të pikturës. Që tani besohet të jetë në koleksionin e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, raporton  “The Guardian”.

Piktura është përshkruar si homologe e përkushtuar e asaj titulluar “Mona Lisa”, vepra më e famshme e Leonardos dhe thuhet se, ka një “komunikim të jashtëzakonshëm”. Por Lewis, autori i librit të mirënjohur “The Last Leonardo”. Shpjegon pse mbeten pyetje, në lidhje me origjinën e tij.

Vitin e kaluar, piktura nuk u shfaq në ekspozitën e Luvrit, për Da Vinçin, duke nxitur shumë spekulime dhe pyetjen si: ku është “Salvator Mundi”?/konica.al

——————————–

LEXO EDHE: NGA ÇFARË SËMUNDJE VUANTE MONA LISA?

Mona Lisa nga Leonardo da Vinçi, simbol i një bukurie enigmatike e shtrirë në shekuj ka patur probleme shëndetësore. Që kanë kontribuar në bukurinë e saj dhe e kanë bërë perfekte.

Ajo ka vujatur nga tiroidi veçanërisht nga hipotirodizmi që do të thotë funksionimi i dobët i gjëndrës tiroide. Ndoshta kjo i ka dhënë ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve. Që ajo ka edhe në pikturë.

Kjo hipotezë e nisur nga Mandeer R.Mehra drejtor mjekësor ka treguar se si ka nisur. Dhe cili është shpjegimi i saj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU