O sa dal i pirë, moj nga Republika
me raki edhe me lot.
O sa dal i pirë, moj nga Republika
dhe pas teje vrapoj.
Shkaktare më je ti që po pi
natë e ditë në vetmi.
O po kur kaloj sokakut nga Sofika
zemrën time ma copëton.
Shkaktare më je ti që po pi
natë e ditë në vetmi.
Nema thikën të pres mollën
Jorgjica, Jorgjica.
Se përndryshe preva dorën
Jorgjica, Jorgjica.
Më thonë bota je i marrë
Jorgjica, Jorgjica.
Se pa ty nuk ndez dot zjarrin
Jorgjica, Jorgjica.