Enkeleda Ristani: Jam dashnorja e një burri me kohë të plotë, Gyter

gyter enkeleda ristani

Unë jam dashnorja e një burri, Gyter
dhe si çdo dashnore jam e pistë
Qëndroj gjithmonë në mes ose në fund
vende që s’i lakmon askush
Unë jam tepricë kohe
ose kohë e pamundur
si të gjitha dashnoret
mirëkuptim jam, Gyter
tërheqje
kohë e matur me orë shfryrje gjenitalesh
E fshehtë
E padukshme
Unë jam “ish” e përjetshme e dikujt, Gyter
Jam dashnorja e një burri
që mund të më harrojë kur të dojë
sado e paharrueshme të jem
vjeshtë pa stinë
që endet midis varreve të stinëve
pa gjetur kurrë dhé
ku ta dergji gjethen e dashurisë.
Unë jam dashnorja e një burri me kohë të plotë, Gyter
që kohën time e ka limit përvjedhjesh
nga frika e plakjes…

ObserverKult

Lexo edhe:

ENKELEDA RISTANI: NË FUND TË HISTORISË VDES NJËRI NGA NE…

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: ENKELEDA RISTANI

enkeleda ristani me puthje klithmë e nevojshme

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk besoj se ka “lumturi të përkryer”, më së shumti nuk besoj se lumturia ekziston, vetëm se ka raste kur mendoj se, nga bota e ideve diçka na vjen si “lumturia”, kemi impulse, por nuk e di nëse e jetojmë ndonjëherë. Lumturia është shumë për në tokë, është shumë për kaq.

Cila është frika juaj më e madhe?
Duhej të ishte nga vdekja, por nuk besoj se është kjo; është nga plakja, është nga gjëra që kanë ndodhur dhe ku unë kam qenë ose jo protagoniste, është nga mungesa e komunikimit, nga mungesa e arsyes etj. Janë të gjitha një dhe që bëjnë kundërshtinë time më të madhe, ajo që mund të jetë frika e të jetuarit më shumë se nga vdekja.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult