Poezi nga Entela Kasi
Oh rruga jote, flutur në gojë dheu,
Krahët e tu vraga shiu të zi, breshëri të kuq si gjaku,
Që sot e var si bizhu në qafën e prerë nga plaga e stinës së ikun
Sot t’ kthehet qielli e bie mbi ty guri i themelit të hjekur si lëkurë e robinjës
Moti pat stinë, shi pranvere, aromë lulesh, fruta të pjekur,
gështenja t’ ëmbla, shegë t’ kuqe dhe portokall Mesdheu,
Sy ulliri, kurorë dafinash, pëllumba krahëbardhë,
Pat festa ku gratë e bukura pinin vere mjalti n’ kupa lare me ar,
…….
O flutur – argjile e pjekur n’ hi drurësh t’djegun
O gjamë e verbër,
Ti nuk je
Kënga e këngëve,
Nuk je Penelopa ne avlëmendin e mendimit, durimit, dashurisë, shpresës
as Zana e as Ora e malit, n’ bjeshkë ku reja kris
O motër e shtatë vëllezërve te dekun nga mortja, lufta, motet…
O bijë e nanës që pret n’ prag dere rrafshuar me tokën,
Flutur bojë dheu…
ObserverKult
Lexo edhe:
ENTELA KASI, PJESË E ANTOLOGJISË SË POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”
Entela Kasi është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.
Entela Kasi, u lind në Korçë në vitin 1975. Aktualisht është pedagoge e gjuhës angleze dhe Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë. Ka botuar pesë libra me poezi dhe është fituese e shumë çmimeve letrare përfshirë edhe çmimin Medalja e artë Aleksandri
i madh 2019 nga UNESCO, Athinë.
Përfundoi studimet e larta në degën e administrim-bisnesit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU