Entela Kasi: Nuk mundesh t’më kthesh në numër!

entela kasi

Nuk mundesh të më kthesh sot në numër!

Shifër ishte njeriu në trenat e mortit në dhomat e gazit
shifër dhe vija, plagë.

Kur ti dhe jo vetëm, sollët gjëmën
Ti dhe jo vetëm!

Im gjysh ka kujtesë që mbet në letrat tona
Kujtesë ka edhe im atë
Ndërsa shoh
Se ti dhe jo vetëm,
do të jesh ashtu një mur i rrëzuar
A një figurinë dylli
…….
Ndërsa doje të më ktheje në shifër
Kur jetoja
Plagësh