Enver Petrovci në mozaik druri/ Nagip Tashi rrëfen se si u frymëzua …

nagip

Nagip Tashi, i njohur për realizimin e portreteve të personaliteteve të njohura në dru e ka punuar në mozaik druri, portretin e aktorit Enver Petrovci

Tashi në një postim në profilin e tij në Facebook thotë se u inspirua nga shfaqja “Muslimani” e Petrovcit, ku pa madhështinë e tij në skenë

Postimi i plotë i Nagip Tashit

Kur u pata taku njëherë me aktorin Enver Petrovcin para njo 20 vjete me ni lokal në Prishtinë, në bisedë e sipër më pyeti.

Çfarë profesioni ke be djalë?

I thash, zdrukthtar jam.

Eh, po mos të isha bo aktor do t’isha bo zdrukthtar ( marangoz), shumë e kam dashtë këtë zanat, tha ai.

Ia ktheva, edhe unë po mos t’isha bo zdrukthtar do t’isha bo aktor, shumë e kom dashtë kët zanatë.

Sot, për respekt të karierës së tij në dërrasat e teatrit dhe shesheve të xhirimeve të një mori projektesh filmike ia punova një portret mozaik në dru.

Arsyeja tjetër që më motivoi për ta realizuar këtë portret multidimmenzional në fushën e artit ishte pjesëmarrja në shfaqen e fundit të tij “Muslimani”. Aty e pashë madhështinë e aktrimit të një aktori të madh siç është Enveri.

Shnet.

ObserverKult

Kliko edhe:

INTERVISTË ME ARTISTIN, NAGIP TASHI (VIDEO)

ARTISTI NAGIP TASHI NDERON LEZE QENËN ME MOZAIK PREJ DRURI