Poezi nga Enver Sulaj
Çdoherë ka një të pathënë
Për dallgët tua
Për kuvertën e heshtur
Në natën me hënë.
Pas shpine mbeti Arbëria
Në legjenda të ngurosura kujtimesh
Duke t’i puthur dallgët
Që vijnë si mall
Si ëndrra
Që përkunden nga deti.
11 shkurt 2023
(Në tragetin e linjës Durrës-Bari)
ObserverKult
Lexo edhe: