Enver Sulaj: Edhe sot e shikova albumin

enver sulaj

(Babait, në përvjetorin e kalimit në përjetësi)

Edhe sot e shikova albumin
duke kërkuar një copë të djegur kujtimesh
mbetur nga hiri e mizoria e kohës.

Disa foto u dogjën në luftë
Të tjerat s’u bënë për mungesë guximi
për ta sfiduar harresën
se nuk e njihnim vdekjen.

Nuk mjafton asgjë sot
Për të krijuar portretin e largët…
Asnjë ngjyrë
Shi i imët nën strehë.

Kur t’i gjej fotot
Do ta puth fort në sy
E do të iki larg, larg
ku s’më zë asnjë fotografi.

19 gusht 2022

ObserverKult


Lexo edhe:

ENVER SULAJ: KRAHPËRKRAH ME VETEN

-Poetit Ali Podrimja, disa orë para se të gjendej i vdekur

Diku keni me m’gjetë
e unë s’kam me mujtë me i pa ma sytë e bukur
të çikës që di me vajtue dhembshëm e me t’shti n’dhe
me atë gjamën e saj epike.

Due me e shkel gurin fort me kambë
e me pa a muj me ec krapërkrah me veten teme.

Mos u lodhni duke m’kërkue atje ku s’ka kuptim vetmia
Atje ku fjalës i kanë vu therrë te dera e shpisë
e s’e lanë me pa fundin e rrugës ku pluhnin e ngrit nalt edhe fryma ma e lehtë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ENVER SULAJ: POEMË PËR REFUGJATËT

(Fragment)

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për natën sterrë, për
pyllin larg
O, Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për lotin e ëmbël të
foshnjes n’gji
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për plagën e shpirtit që
dhemb tmerrësisht
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo sonte
Ta mundim vdekjen që
vjen pabesisht.

Dhe vjen një natë, që
sjell një ditë
Dhe vjen një ditë, që
sjell prapë natën
S’e shuan gjë etjen,
asgjë urinë
Dhembjen për vdekjen,
urrejtjen, zemëratën…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult