reklamë

Enver Sulaj: Kohë lufte

Sa të bukura janë fjalët
Sa të trishtueshme dhembjet
Kur sytë ke mbyllur
E mbi kokë të rrinë engjëjt.

Nuk është kjo jeta e ëndrrave
As pikëshikimi i thyer në shtizë
Mbi të cilat bien rrezet e fatit
Dhe të dashurisë.

Sa mirë që nuk shohim përtej dritës
Dhe gjithçka ecën lehtë-lehtë si krah fluture
Mbi rrugën që na kujton yjet
Që digjen në kohë lufte.

Prill, 2026

ObserverKult


Lexo edhe:

Enver Sulaj: Një qiell për Ajvaz Shehun