Enver Sulaj: Nektari i Luginës së harruar

enver sulaj

Nga Enver Sulaj

Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde
As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit
Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë.

Unë nuk mund ta shoh aortën tënde
As valvulat që hapen e mbyllen si velat e anijes në dallgë.

Asnjëherë mos prit nga unë flijime makabre
në ditën e përbuzjes fëminore
kur pi qumësht në gjirin e shpuar.

Plumbat erdhën papritmas
E vranë bletët e strukura në hijen e polenit.

Unë jam veç përemër vetor
Marrëzish i verbuar nga stina
Nga lulet
e nektari i luginës së harresës.

Prill, 2024

ObserverKult


enver sulaj

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: MURET PA NGJYRË

Nga Enver Sulaj

Në këtë dhomë pianoja thyen muret pa ngjyrë
Fjalët memece janë lidhur nyjë në ujë
Tretur je fushave të vetmisë.

Ani,
Muzika sjell çdoherë tinguj perëndie
Miklon faqe
E sjell dashuri
Në lugina tërbuar errësire.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult