Enver Sulaj: Poemë për refugjatët

enver sulaj

(Fragment)

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për natën sterrë, për
pyllin larg
O, Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për lotin e ëmbël të
foshnjes n’gji
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për plagën e shpirtit që
dhemb tmerrësisht
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo sonte
Ta mundim vdekjen që
vjen pabesisht.

Dhe vjen një natë, që
sjell një ditë
Dhe vjen një ditë, që
sjell prapë natën
S’e shuan gjë etjen,
asgjë urinë
Dhembjen për vdekjen,
urrejtjen, zemëratën…

O Zot…
Na ndihmo sonte,
largoje natën
Bëj që dielli të lindë
më shpejt se dje
Se frymën e fundit po
jep një shpirt
Pa e qarë kush n’këtë
fushë, n’këtë dhe.

Atë trup të njomë që e
këputi vdekja
Atë jetë të gjatë që
mbeti n’djerrinë…
Në petale lulesh do
t‘bëhet varg
Për lirinë
dhe përjetësinë.

Nga libri “Diell mbi floknajë”, “ProkultPress”, Prishtinë, 2020


ObserverKult


enver sulaj

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: E PATHËNA E DALLGËVE

Poezi nga Enver Sulaj

Çdoherë ka një të pathënë
Për dallgët tua
Për kuvertën e heshtur
Në natën me hënë.

Pas shpine mbeti Arbëria
Në legjenda të ngurosura kujtimesh
Duke t’i puthur dallgët
Që vijnë si mall
Si ëndrra
Që përkunden nga deti.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult