Çka të numëroj në ditën e lindjes sime
Kozmosin që përpin alienë e tokësorë
Apo të përdor si metaforë anijen, detin
dhe spirancat e vjedhura në port.
Një hartë s’mjafton të përshkruaj stacionet
ku dielli vonohet
saherë dua t’i shoh bulëzat e kumbullës në kopsht.
Po ndalem para pasqyrës
T’i them gëzuar vetes me një shikim drite
Ta falënderoj Hyjin
Që s’jemi thyer unë e pasqyra.
Monologu vazhdon
Qepalla dridhet nga sinjalet e forta që truri i jep verbimit.
Çka të numëroj më parë në ditën e lindjes sime
Pyes veten e ndalem në horizontin e blertë
Blirët kanë mbirë
Si hije shprese para vapës përvëluese
Që ngroh dete e shkrin brigje.
ObserverKult
Lexo edhe: