Eranda Libohova: Ç’asht ma e bukur në këtë botë? (teksti dhe kënga)

Ç’asht ma e bukur në këtë botë?
Ftyra e gocës hanë e plotë!
Oh, oh, hanë e plotë.

Gjum’n e natës kush ta tretë?
Syu i gocës gjithë lezet!
Oh, oh, gjithë lezet.

Kush të shkrin moj si qiri?
Syu i gocës filxhanli!
Oh, oh, filxhanli.

Ç’asht ma e bukur në pranverë?
Buza e gocës si sheqer!
Oh, oh, si sheqer

Çfarë të djegë si zjarr në gji?
Syu i djalit sevdali!
Syu i djalit gjithë lezet
Ç’ma përvloi zemrën e shkretë!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: IKËN LARG… (TEKSTI DHE KËNGA)

Të nderuara me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Libohovës, motrat Irma dhe Eranda Libohova tashmë janë ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqipe

Të dyja këngëtare të famshme me origjinë nga Libohova, artiste të talentuara dhe të papërsëritshme, artiste origjinale të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e tyre muzikore janë renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Apokalipsi” e intepretuar nga këto dy motra:

Errësirë,
Një shekull plaket
Feks një dritë,
Dhe duart zgjaten
Një vegim,
Dhe drita tretet në re.

Humbëritë,
Dhe djalli grindet,
Pëshpërin,
Dhe fshihen xhindet,
Derë me derë,
E gjurmët mbeten atje!

Mbeten atje
Erë e re,
Dhe qielli hapet
Erë e re,
Dhe vdekja zmbrapset
Ikën larg,
Dhe idhujt zbresin tek ne.

Erë e re,
Dhe yjet zgjohen
Erë e re,
Dhe diejtë thërrmohen
Bëhen dritë
E njerëzit ngjiten në qiell.

Ngjiten në diell!
E bëhen engjëj e diell
edhe diell.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: NJË DASHURI PO NA TROKET TE PORTA (TEKSTI DHE KËNGA)

Çdo mëngjes bashkë në shkollë ne shkojmë
Në udhëkryq një djalosh takojmë,
Buzëqesh biçikletën nget,
Nuk e di cilën nga ne pret.

Punëtor është dikun ky djalë.
Si djalosh jo jo s’ka të sharë,
Buzëqesh dhe nuk flet ai
E sa shumë flasin sytë e tij dhe nuk flet ai nuk na flet…

Erdhi tani një zile biçiklete njërën nga ne o seç ka bërë për vet
pse druhet vallë, o pse ka turp ky djalë
dhe nuk guxon të flas një fjalë
Dy shoqe ne dhe duhemi si motra
Një dashuri po na troket te porta
Dhe dashurinë të bukur e kërkojmë siç jemi vet ne ëndërrojmë

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult