Eranda Libohova: Do t’i mbledh lotët e mi… (teksti dhe kënga)

Një cigare do ta ndez
buzët po më bëhen zjarr
dua të të shkruaj
malli mua
më ka marrë.

Do t’i mbledh lotët e mi
Do të dërgoj te ti një shi
E do ta kuptosh sa më mungon ti.

Zemrën nuk e mbajta
ty ta dhashë
që gjithmonë të më kujtosh
jam këtu akoma si një gur
Do të pres të më thërrmosh.

Si ta shuaj këtë mall
frymën po ma merr ngadalë
digjet si cigare
edhe hi nuk lë aspak.

LEXO EDHE: Manjola Nallbani: Kur e humba një dashuri (teksti dhe kënga)