Eranda Libohova: Margjelë, mori Margjelë… (teksti dhe kënga)

Eranda Libohova është një këngëtare shqiptare, ka lindur më 11 shtator 1969 në Tiranë. 

Është motra e këngëtares Irma Libohova. E filloi karrierën e saj në një moshë shumë të re, ku arriti një sukses goxha të shpejtë.

Fillimi i karrierës së saj mund të themi që ishte edhe falë motrës së saj, pasi që bashkëpunimi i tyre i parë që u bë tepër i famshëm në atë kohë dhe Irma kishte goxha kohë që merrej me muzikë.

Eranda dhe Irma janë dy këngëtare që shquhen për këndimin “live”, ndaj edhe vlerësohen shumë nga publiku.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën “Margjelë…” të interpretuar nga Eranda Libohova.

Moj Margjelë, mori malsore,
ku po shkon me at’ kosore?
Ku po shkon moj tu vrapue?
A po vjen o vashë me mue,
Se mas teje s’du me ngelë
O Margjelë, o moj Margjelë.

O Margjelo, mori Margjelë,
çilma syrin që m’ke mshelë.
O Margjela e Malsisë,
thuja kangve t’çobanisë.

O Margjelë, mori sojnike,
bija e Malsisë kreshnike,
mos t’l’shoj zemra bre sojnike
Trim i mirë që shkon si erë
Mendjen ty e ka gjith’ herë
E nga shpresë bëhet verë.

ObserverKult

—————————

Kliko edhe:

ERANDA LIBOHOVA: PRANË TË NDJEJ O DASHURI (TEKSTI DHE KËNGA)

Zëri yt në telefon
më tha prapë eja
zemra inatin e harroi
unë pranë të erdha
sish takimi i parë jo
por as i fundit
buzët thanë më fal ti
qerpiku një lot shkundi
e në sytë tanë u hap një qiell gëzimi
zemra i tha zemrës
beso në dashuri…

Këngën e plotë e gjeni KËTU