Eranda Libohova: Pranë të ndjej o dashuri (teksti dhe kënga)

Kënga “Eja” u intepretua për herë të parë nga Myfarete Laze në festivalin “Kur Vjen Pranvera” në vitin 1986.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Flamur Shehu, kurse tekstin Zhuliana Jorganxhi.

Në vazhdim mund ta dëgjoni këtë këngë të intepretuar nga Eranda Liborova në kuadër të “Këngëve të Shekullit”

Zëri yt në telefon
më tha prapë eja
zemra inatin e harroi
unë pranë të erdha
sish takimi i parë jo
por as i fundit
buzët thanë më fal ti
qerpiku një lot shkundi
e në sytë tanë u hap një qiell gëzimi
zemra i tha zemrës
beso në dashuri.

Për ti dhënë udhë mendimit të bukur
pranë të dua ty
veç ty
dhe çdo gjë e çiltër do jetë përherë
në mes nesh të dy
të dy
në çdo hap të jetës time unë dua
që të jesh dhe ti
dhe ti
në çdo hap dhe në gëzime të jetës
pranë të ndjej
o dashuri.

ObserverKult

——————————————————————————————

LEXO EDHE: Eranda Libohova: Ika dhe të lashë… (teksti dhe kënga)

Ika dhe të lashë unë, sytë më nuk t’i pashë
oh sa të kam dashtë, oh sa të kam dashur ty…
Edhe pema ku ne putheshim më parë
degët ishin tharë, degët ishim tharë për ne,
më dhe një shami, ti si kujtim të parë,
me lotë e kam larë, me lotë e kam larë për ty,
nuk të kisha pranë unë si një vit më parë
buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty.

Dikur u takuam, sytë unë prapë ti pashë,
shumë fjalë nuk t’i thashë, shumë fjalë nuk t’i thashë unë ty.
Lotët ishin tharë dhe gjumë nuk kish në sy,
erdha të t’jap ty, erdha të t’jap ty këtë natë….
Ëndërr e pafund kjo nata jonë e parë
dita nuk po zbardhë, dita nuk po zbardhë për ne,
Unë të kisha pranë ty si një vit më parë,
buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty.

———————————————————————————

LEXO EDHE: Eranda Libohova: Dashurinë e kishim në mes nesh përherë (teksti dhe kënga)

Një ditë shoku im,
më tha me zemër plot:
“Të dua, përherë të dua!”
Ëndrra mori krahë,
syri dritë më çeli mua…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU