Erica Jong: Dashnorët e moshës së mesme

erica jong
Erica Jong


Ti m’hapesh mue
pak,
masnej t’kaplon tuta
e mbyllesh prapë,
vogëlush
që i tutet lëndimit,
nji gisht kambe i shkelun
n ‘terr,
nji premje e gishtit
n ‘letër.

Unë kujtoj se jam e lirë
prej frike,
e kapun, e braktisun
prej thirrjes
së Bakeve,
sirena jem
lidhë me
direkun tem,
të dy Circe
dhe derri i saj.

Por edhe unë
tutem:
E di jeta ku
çon.

Impulsi
me u bashku
me i rrëfy te tana
ndiqet
prej impulsit
me hjek dorë,
e dashnia —
dashnia e madhe —
duhet me vdekë,
për
me rilindë.

I vijmë
njani- tjetrit
kushtimisht,
si veteran
t’luftave tjera,
urdhër divorcet
në dorë
t’cilat kishim me i godit
deri t’lulëzojnë.

Por lulëzimi
nuk ka me i duru
goditjet tona.

I vijmë
njani tjetrit
me shpresë
në dorë —
me të vetmin send
që Pandora e mbajti
brenda kutisë
kur tana smundjet
e mjerimet e botës
ikën.

Përktheu: Vlora Konushevci

ObserverKult