Ngase dëshiron ta prekë,
ajo i shmanget.
Ngase do që t’i flasë,
ajo rri si vuv.
Ngase do që ta puthë,
ajo zgjedh të largohet
dhe puth një burrë që nuk donte ta puthte.
Ai e vështron
dhe mendon se ajo nuk e dëshiron.
Vë veshin
dhe dëgjon heshtjen e saj.
Ai kthehet të largohet,
duke e menduar atë si diçka të largët
dhe puth një vajzë që nuk donte ta puthte.
Ata martohen me njëri-tjetrin,
katërfish gabim.
Ai shkon në shtrat me gruan e tij,
duke menduar për të.
Ajo shkon në shtrat me burrin e saj,
duke menduar për tjetrin.
Dhe të gjitha këto në një krevat demode katër afishesh.
A jetojnë ata të palumtur pas kësaj?
Sigurisht.
A i zhbëjnë gabimet e tyre?
Asnjëherë.
Cila është viktima këtu?
Viktima është dashuria.
Po e keqja kush është?
Dashuria që nuk vdes kurrë.
Titulli i orgjinalit: Shembëlltyra e katër afisheve
LEXO EDHE: ERICA JONG: PËR TË GJITHA ATO QË VDIQËN