Poezi nga Erica Jong
Ti më dhe një fëmijë
që barkun ma bëri me rrudha
dhe më mbylli jetën.
Ti më dhe: një libër me poezi dashurie
pesë vjet paqe
dhe dy vjet dhimbje.
Ti më dhe errësirë, dritë, të qeshura
dhe ngule këmbë ta dija
që do të vdesim një ditë.
Ti më dhe shtatë vjet,
gjatë të cilëve qelizat e trupit tim
vdiqën dhe rilindën.
Tani ne kemi vdekur
në boshësinë e dashurive të humbura,
atë shkatërrim kujtimesh,
që u zbehën me kohën,
atë litani humbjesh
e cila rritet me vitet,
kur shumë nga miqtë tanë
nën tokë prehen
dhe lista e të dashurve tanë të vdekur
lë pas listën e të gjallëve.
Duke e ditur siç bëjmë
dënimin tonë të sigurt.
Duke e ditur siç e dimë
rrallësinë e dhuratave që japim
dhe marrim,
a mund të paktën ta shpëtojmë
dashurinë tonë nga harresa,
t’ia heqim pluhurin si një sendi të bukur deti
gjetur në një papafingo
që tani mund të ketë më shumë vlerë
për vjetërsinë dhe rrallësinë
se një send i ri që ndrit?
Ndoshta jo.
Kjo faqe është spërkatur
me lotët që vizojnë fjalët
e humbura, të lëshuara, të harruara.
Unë qëndroj në prag të ferrit
duke ulërirë ende për dashurinë tonë.
Përktheu: Irena Dono
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
ERICA JONG: KUR TË JEM NJË ZONJË E PLAKUR
Kur të jem një zonjë e plakur
Djemtë e rinj
Do të vijnë tek unë
Dhe do të ulen duke u dridhur
Tek këmbët e mia që dridhen
Dhe do të thonë:
Duhet të kesh qenë
E bukur
Kur ke qenë e re
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult