Erica Jong: Kur të jem një zonjë e plakur

Kur të jem një zonjë e plakur

Kur të jem një zonjë e plakur, poezi nga Erica Jong

Kur të jem një zonjë e plakur
Djemtë e rinj
Do të vijnë tek unë
Dhe do të ulen duke u dridhur
Tek këmbët e mia që dridhen
Dhe do të thonë:

Duhet të kesh qenë
E bukur
Kur ke qenë e re
Duhet të kesh qenë
Një dashnore e mrekullueshme
Dhe ndoshta
ata ende do të ndjejnë
atë rrymë
që ti thua
se kalon nga unë
tek ti
dhe që ti ma kthen
dyfish
Në pasditet tona të çmendura

Çmenduria
Do të jetë ende aty
Rryma e seksit
E poezisë, e heroizmit
Që është vetëm
Një emër tjetër
Për Zotin
Që kalon nëpër ne
Perendi, Perendeshë
Çfarëdolloj gjëje
Që ne e quajmë atë

Zonja e lashtë
E cila ulet mbi botë
Duke vërtitur
Fatet tona

Ajo lakoi jetën tënde
Rreth simes
Ajo mori pëlhurën
E nevojës tënde
Dhe më dha mua
Fijet e shkëlqyera
Për të të thurur
Në jetën time

Circe e vjetër
Duke luajtur muzikë në tezgjahun e saj
Dhe duke thurur burra
Në sixhaden e saj vezulluese

Thurur në veshjet e saj
Ende
Ata ndjehen
Të lirë
Të magjepesur nga poemat e saj
Ende
Ata ndjehen të fortë
Të dehur në verën e saj pramnian-e
Ende
Ata ndjehen të qartë
Sikur të ishin duke marshuar
Nëpër jetë
Vetëm

Por është ajo
Që i drejton ata
Duke i drejtuar ata
Tani nga orët e tyre
Tani nga zemrat e tyre
Tani nga lakmia e tyre

Por çfarë ndien ajo
Vetëm
Në fronin e saj prej resh?
Ajo ndihet vetëm
Vetëm duke ditur
Gjithçka di
Edhe vetëm e dashuruar nga
Kaq shumë
Bisha
Të fjetura

Përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA MAHMUD DARVISH: MA TË RRALLË JANË TRANDAFILAT