Erica Jong: Njerëzit që jetojnë buzë detit

Nga Erica Jong

Njerëzit që jetojnë buzë detit
e kuptojnë përjetësinë.
Ata kopjojnë lakimet e dallgëve,
zemrat e tyre rrahin me rrymat
Dhe kripësia e gjakut të tyre
përputhet me atë të detit.

Ata e njohin shtëpinë e mishit
është vetëm një kështjellë prej rëre
e ngritur në breg,
ajo lëkurë përthyhet
nën valë
si rëra nën thembrat
e njeriut të parë që e shkel në plazh
kur batica tërhiqet.

Çdonjëri prej nesh ka ecur aty një herë,
duke vështruar flluskat
të ngrihen përmes rërës
si shpirtra në ngjitje,
duke ndjekur vijën e shkumës
dhe duke vizatuar me gishtin tregues
përgjatë horizontit
për të treguar shtëpinë.

Përktheu Irena Dono

ObserverKult


Lexo edhe:

ERICA JONG: LETËR TË DASHURIT TIM PAS SHTATË VJETËSH