Erih Maria Remark: Më thuaj që më do, kjo fjali më bën mirë, më shëron…

Nga Erih Maria Remark

“E di?… Nganjeherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje.

E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjendjen.

Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty, e pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm por edhe i mrekullueshëm e, pastaj une tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin…Ja, tani ndalova persëri, sepse ndjej që dora s’më bindet.

Më duaj!

Më thuaj që ti më do, kjo fjali më bën mirë, më shëron!

Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt.

Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde”…

ObserverKult


Lexo edhe:

PAVIJONI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS MERR VËMENDJE NË SHTYPIN NDËRKOMBËTAR!