Erih Maria Remark: Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty…

Pjesë nga letra që Erih Maria Remark ia pati shkruar Marlene Dietrich

“…Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonanca që unë ndiej e thith si ajër, por i tillë jam edhe unë. E di?

Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd.

Herë të tjera më duket vetja si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote, – e mbushur plot gjëra, të cilat ty të mungojnë…”

(Fragment nga letra)

ObserverKult


Lexo edhe:

MARLENE DIETRICH: DASHURIA IME ME HEMINGWAYN NUK ISHTE NJË AVENTURË!

(Nga kujtimet e Marlene Dietrich për Ernest Hemingway)

Raportet që kam pasur me disa meshkuj ndoshta janë të vështira për t’u kuptuar. Unë nuk kam ndërmend t’i shpjegoj. Nëse nuk kuptoni, keq për ju. Nëse ju intereson vetëm dashuria fizike, mbylleni menjëherë këtë libër, sepse është një argument mbi të cilin nuk kam ndërmend të zgjatem, dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: jam shumë injorante në këtë fushë.

Gjatë gjithë jetës sime dashuria fizike ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me dashurinë “kokë e këmbë”, dhe kjo është arsyeja që nuk kam pasur kurrë eksperienca pa të nesërme.

Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte një aventurë. Nuk qëndruam kurrë bashkë për një periudhë mjaftueshmërisht të gjatë në të njëjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrë asgjë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult