
Nga Erin Hanson
Asnjëherë mos i beso një pasqyre,
sepse një pasqyrë gënjen gjithmonë.
Të bën të mendosh se gjithçka me vlerë,
mund të shihet nga jashtë.
Asnjëherë mos i beso një pasqyre,
sepse tregon vetëm sipërfaqen e lëkurës.
Ti nuk mund të shohësh se si fërfëllojnë qepallat,
kur bie të flesh;
Pasqyra nuk të tregon se çfarë sheh bota,
kur je vetëm,
Ose si të ndriçojnë sytë,
kur e do atë që bën,
Nuk e kap dot veten kur je duke buzëqeshur,
aty ku askush tjetër nuk mund të të shohë;
Dhe reflektimi yt nuk mund të të thotë,
sa kuptim ka gjithçka jotja për mua.
Asnjëherë mos i beso një pasqyre,
sepse tregon vetëm lëkurën tënde.
Dhe nëse mendon se kjo të dikton vlerën,
ka ardhur koha të shikosh brenda teje.
Në shqip: Irena Dono
ObserverKult
Lexo edhe:






