Ermira Babaliu: Netëve të Selanikut (Teksti dhe kënga)

ermira babaliu

Ju ftojmë ta dëgjoni një serenatë korçare kënduar nga Ermira Babaliu. Bëhet fjalë për këngën e njohur “Netëve të Selanikut”, të cilën ua sjellim edhe me tekst.

Me dhimbje në zemër, nga Korça po iki,
fatin ta kërkoj atje në Selanik,
kur hyra me ndrojtje, me turp kafeneve,
unë njoha një greke të shthurur në qejfe…

Më shtrydhi, më rrodhi më la pa para,
mëshirë nuk pati se jam fukara,
i lutem kësaj zemre atë ta harrojë,
dhe dhimbjen sa ma shpejt ta shërojë.

Në netët e Selanikut  kur hëna zë dhe fle,
greke e bukur lozonjare me lezet syrin ma shkel,
do të ulem bashkë me të, do të pi në kafene,
do t’ja gjej fundin kësaj bote megjithëse jam fukara.


Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS / PROGRAMI…