Ermira Babaliu: Tek ky prag flisnim për dashurinë (teksti dhe kënga)

Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

Zëri yt trokiti
fare lehtë në vetminë
që më kish mbështjellë
në dhomë këtë natë.

Tej, era ulërinte
si e marrë, ndoshta
më sillte lajme ti,
nga larg.

Mijëra pika shiu binin mbi tokë,
malli për ty i ktheu në lotë.
Një vetëtimë u ndez, u fik
diku, atje lart.

Tek ky prag ne të dy
flisnim aq shpesh
për dashurinë.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ERMIRA BABALIU: MË KA MARRË MALLI, SHUMË MË KA MARRË (TEKSTI DHE KËNGA)

Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,
Tani në dhomën time nuk mbaj më kalendar…
Dhe një që e pata e bëra copë e çikë,
Ç’i kanë bërë muajtë me nga tridhjetë ditë?!

Ditët do t’i numëroj ndryshe, për ty, e brishta,
Aritmetika e mallit,…numëron me gishta…
Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,
Tani në dhomën time nuk mbaj më kalendar

1983

*Tekstin e kësaj kënge që e këndoi Ermira Babaliu u shkrua nga Petrit Ruka