S’është kurrë e bukur vdekja e ushtarëve,
Terreni i shënuar me kryqe,
Kryqe druri aty ku kanë rënë;
Ngulur mbi fytyrat pa zë.
Shembet ushtari, përdridhet dhe pështyn gjak,
Një gjëmim kuqezi është gjithë bota;
Mbytur në kanalin ku dergjet,
Gjatë sulmit duke vdekur.
Çikago, 1920-1921
Përktheu: Faslli Haliti