Ernest Koliqi: Shko ti…

Ernest Koliqi

(bijës s’ime)

Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë
e fort un tutem se atdhén n’kët jetë
me sýt adhruesa,
qi pajadá
ia çmunen hirin,
s’kam për t’a pá
shko ti, lum bija, n’at Shkodrën t’ime
kur n’terr do t’sosem
me trup e andrrime:
atje si t’gjindesh, syt e mij n’báll
t’andin do t’hapen:
n’ty kam m’u ngjáll.
Për mue ti Shkodrën,
për mue sodite;
mallin,
e sjellun dhe n’vorr
shafite.
Shkodra me shpija ndry n’avullija,
t’qetat oborre plot land’ shatorre,
kumbulla e manda, pjergulla e tanda,
sodit e at afshin qi kushe un gjáll –
me mall t’im në zêmër
Me sy
T’mij
N’ball.

——————————

LEXO EDHE: ERNEST KOLIQI: NJI ÊMËN I DASHUN MÂ PËR JETË S’DO TË KUMBONTE

Nga Ernest Koliqi

Edhe nji muej e gjymsë mbushej viti. Çintja memzi zênte besë se kish kalue aqë shpejt koha. I dukej si me pasë ndodhë vetëm dy javë para ajo punë. P

ërshtypjet qindrojshin gjithënji të gjalla në tê. Mbante në mênd hollsít mâ t’imta: krizmën e papritun natën në derë t’oborrit, lëvizjen e trêmbun nëpër oda e në çardak, dajën Loro me rrogtarin e vet në krye të shkallës, dajën Loro qi rrallë herë në jetë të vet ishte gjetun jashtë n’at orë të shtyme të natës, i zbét në fytyrë, tue bëlbëtue dishka me nji letër të marun, mbi nji smundje të rândë, tue u pështjellue edhe mâ tepër ndër pyetje të ngashrueshme t’atyne qi pritshin spjegim për at ardhje të jashtzakonshme. 

 Porsa u muer vesht se flitte për Kolën e se ajo letër vinte prej Milanit, të gjithë patën përshtypjen e ftoftë dhe njiherit të qartë se smundja e rândë ishte eufemizëm e se retiçencat e dajës dojshin disi me lehtësue lajmin e kobshëm. Vllau i madh i Çintos, Kola, kishte dekë. E morën vesht të gjithë edhe shpërthyen në britma e në váj. Pak mâ vonë daja, tue lotue edhe ai, nxori e tregoi telegramin...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU