«Ne, fëmijëve, si pa dashje, gjyshja na mësoi ca fjalë nga gjuha e fëmijërisë së saj. Unë di për shembull se “bukë” do të thotë “pan”, “verë” do të thotë “vino”, “bir” – “hijo” etj. Më vjen keq që nuk e mësova dot këtë gjuhë, sepse shqiptarët dhe historia e tyre në Itali më kanë magjepsur.»
Ernesto Toçi, stërgjyshja e të cilit ishte kushërira e parë e gjyshes nga nëna e Ernesto Sábatos, është një nga mbrojtësit më të mirë të rrënjëve kulturore të komunitetit shqiptar.
Për të treguar forcën shpirtërore të atij populli vital, ai tregon historinë e një profesori shqiptar të lindur në Kalabri, fëmijët e të cilit flisnin shumë mirë shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht. Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (shekullit XX) profesori jetonte në Paris ku jepte kurse të gjuhës dhe letërsisë italiane. Një mbrëmje, kur u kthye nga universiteti, dëgjoi që bijtë e tij bisedonin frëngjisht me njëri-tjetrin. Atëherë, mblodhi familjen dhe duke treguar derën e shtëpisë tha:
«Kjo derë mbyllet jo vetëm për të mos hyrë qentë dhe furtunat, por edhe për të mos dalë prej këtej ajo çka na përket vetëm neve. Nën këtë çati do të flitet vetëm gjuha jonë shqipe. Kurrë mos harroni se jemi shqiptarë».
Tek «Engjëlli i skëterrës» (Abaddón, el exterminador), romani i tretë i tij, Sábatoja tregon se, kur ai vetë ndodhej në Paris, kërkonte një gramatikë të shqipes. Shpesh për të përligjur temperamentin e vet, Sábatoja përmend fjalët e Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire) për popullin shqiptar:
«Energji mbinjerëzore dhe prirje për vetëvrasje. Duket gjë e papajtueshme? Sipas meje, kjo është karakteristikë race».
Nga Bajram Karabolli
LEXO EDHE:
ERNESTO SABATO: MIRË, ATËHERË MË LËR VETËM…
Vite më vonë, kur Martini përpiqej të zbulonte çelësin e misterit të asaj marrëdhënieje. Midis gjërave që i tregoi Brunos i tha se, me gjithë kontrastin e humorit të Alehandrës. Gjatë disa javëve ai kishte qenë i lumtur…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU