Liza,
Të kërkoj dhe nuk të gjej,
Në hapësirën e pafundme të qenies sime,
Nuk e di përse fshihesh,
Nuk e di përse hesht kaq bukur!?
Liza,
Kam nevojë të të shoh në dritë të syrit,
sepse ta njoh vështrimin e bukur,
sepse e di që ti më kupton.
sepse e di që me ty lexoj veten time.
Liza,
Të ndjej kaq afër dhe të kam kaq larg.
Netët kalojnë në vetmi duke lexuar poezi:
duke menduar se kështu të kam më pranë,
Se kështu mund të zotëroj tërë epshin e dashurisë që ndjej për ty.
Të dua,
duke ditur gjithçka që mendon.
Të dua,
duke ditur gjithçka që ti nuk e di.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT BURNS: LAMTUMIRË ELIZA, O SHPIRTI IM…
Poezi nga Robert Burns
Do të ikë nga ti Elizë e dashur
Dhe nga i dashuri vendi im
Fat i hidhur hodhi mes nesh
Një oqean pa fund që oshëtin
Le të gjëmojë oqeani i paanë
që na ndan me ty o dashuri
Po s’mund të ndajë ai jo kurrë
Shpirt e zemër që t’i fala ty
Lamtumirë Elizë o shpirti im
O vasha ime e adhuruar
Ogur i zi në veshë mallkim
Kurrë më s’kemi për të takuar
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
EMRI IM ISHTE ELIZA, VDIQA NGA DHUNA E BURRIT!
Emri im është Eliza, jam 27 vjeçe, dhe nesër do të martohem nesër.
Zemra më dridhet nga lumturia. I ndiej të gjitha fluturat në stomakun tim, në të gjithë botën, të gjitha brenda. Bashkëshorti, Luixhi, dashuria e jetës sime, dashuri që vjen dhe e hedh veten brenda saj. Dhe është e bukur.
Quhem Eliza, jam 30 vjeçe, dhe jam shtatzënë.
Ndjej të përziera në mëngjes sapo ulem në shtrat pasi kam hapur sytë. Dhe në mbrëmje kam uri, uri për gjëra që nuk mund të gjenden në frigorifer, kështu që Luixhi duhet të dalë nëpër disa supermarkete para se të kënaqë të voglin që jeton në barkun tim dhe që kërkon ushqim. Luixhi thotë që unë jam e bukur. Nuk e besoj. Kam marrë dhjetë kilogramë, por gjithsesi e lë veten të përkëdhelet.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult