Ervin Hatibi: Dua t’i harroj sot fjalët…

ervin hatibi

Poezi nga Ervin Hatibi

Dua t’i harroj sot fjalët
le te flasin vetë vështrimet,
le të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.

Se kur erret bie nata
një dritë ndizet brenda meje,
njerëzit fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndjej veç teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi,
cigaren prapë kam filluar,
nuk je ndryshe nga të tjerat,
vetëm unë kam ndryshuar.

E tërheq imazhin tënd,
dhe veten nëpër gjumë,
jemi bashkë, por në agim,
i vetëm mbetem unë.

Të shoh më qartë kur ti je larg,
afrohu të të dua,
dhe nëse kjo është lojë
nuk me pëlqen të luaj.

Diçka mirë e kam ditur,
vajzat vdesin porsi lulet,
një petal qe më solli vjeshta,
përmbi flokë vjen e më ulet.

Të shoh më qartë kur ti je larg…

ObserverKult


Lexo edhe:

ERVIN HATIBI: VAJZAT E TRANZICIONIT

(kujtime)

Hyrje.

pjesëmarrje vullnetare
e fytyrave nëpër
dekore qytetare
faqe që përtërihen
faqe vajzash, fasada dekadash
që përhihen në
fizarmonikime
kolibrore
ditaresh
të një
(dy, tre, katër, pesë…)
adoleshence
me afat të parashikuar skadence

Thirrore korridori.

Goca t’buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju hapen e mbyllen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit

Poezinë e plotë e gjeni KËTU