Ervin Hatibi: Heeeej jam dashuruar…

ervin hatibi

Poezi e Ervin Hatibit kënduar nga Ritfolk

Me ndjenjat jam ulur në dhomë e bisedoj
ato janë dashuruar me ty, unë nuk i besoj
Me hir trëndafilash dimri, që çelin mbi re,
të krahasojnë
si harqe ylberësh hutuar
rreth flokëve të tu duan të qëndrojnë

Mbi udhët e fletës sime fillojnë të vrapojnë
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
unë për një çast ndaloj
të gjithë më shikojnë dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e hënës të marr, nga yjet e ftohtë
mbi krahët e mia të mbaj, nga ëndrrat të mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashtë
njëherazi thonë:
ky djalë që ju shihni pranë ka shekuj me radhë
që po ju kërkon

Harrohemi në brigje prekjesh, në këngë vetëtimash
në dete të artë buzeqëshjesh
ecin mbi perla vargjesh, në maja të lira
ku vetëm një zë është dëgjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar…

ObserverKult

Lexo edhe:

ERVIN HATIBI: SI MË THE KUR U PAMË HERËN E FUNDIT?

POEZI NGA ERVIN HATIBI: DUA T’I HARROJ SOT FJALËT…

ERVIN HATIBI: VAJZAT E TRANZICIONIT

ervin hatibi

kujtime)

Hyrje.

pjesëmarrje vullnetare
e fytyrave nëpër
dekore qytetare
faqe që përtërihen, faqe vajzash,
fasada dekadash
që përhihen në
fizarmonikime
kolibrore
ditaresh
të një
(dy, tre, katër, pesë…)
adoleshence
me afat të parashikuar skadence

Thirrore korridori.

Goca t’buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju hapen e mbyllen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit