Ervina Halili: Ajo

Ajo vallëzon n’gishta
fustan
mbështjellë pikëllimin
duart lart
e lypin diellin
jo atë që t’nxeh ty
nji tjetër
t’vogël, t’vogël
që fle n’xhepa fëmijësh

ajo vallëzon ndër ujë
rrëshqitshëm
sytë hapun lypin peshqit
jo ata që ti mban n’akuarium përmallshëm
disa të tjerë
që xiglojnë trunin
n’kafka t’thata dashunie

ajo vallëzon në ajër
zemër mbrapshtuem
lypë frymën
jo atë që t’fle në gjoks
do nji tjetër
që lëshojnë yjet
kur ndrron stina.