Ka njerëz që ndihmojnë të tjerët veç pë reklamë!

Ka njerëz që japin pak nga e shumta që kanë, por edhe këtë e japin për hir të famës. Kjo dëshirë e tyre e fshehtë për famë ia humb vlerën bamirësisë së tyre.
Ka të tjerë që kanë pak, por e japin të gjithën.
Ka njerëz të cilët besojnë tek jeta dhe bujaria e jetës. Magazinat e këtyre njerëzve nuk boshatisen kurrë.
Ka njerëz që japin me gëzim dhe me gëzim shpërblehen.
Ka njerëz që japin me dhimbje dhe me dhimbje pagëzohen.
Ka edhe prej tyre që japin dhe nuk e njohin dhimbjen nga ajo që japin, nuk duan asgjë kundrejt asaj që japin dhe as që duan të flitet për virtytet e tyre. Këta u përngjajnë borzilokëve të cilët mbushin me aromë fushat e lëndinat. Nëpërmjet duarve të këtyre njerëzve flet vetë Zoti dhe nëpërmjet syve të tyre i buzëqesh tokës.
Është bukur kur i jep atij që ka nevojë dhe ta kërkon. Por më bukur është kur ia jep nevojtarit edhe pa ta kërkuar, sepse ia di nevojën.
Kush jep me duar e zemër, i mbushet zemra me gëzim e hare më shumë sesa personi që përfiton.


Gibran Khalil Gibran, shkrimtar libanez
Perktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Shën Tereza

Lexo edhe:

NËNË TEREZA: T’U NDIHMOJMË TË URITURVE, VARFANJAKËVE, VËLLEZËRVE TANË!

Poezi nga Nënë Tereza

Kur kam uri,
Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;

kur kam etje
më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;

kur kam të ftohtë,
më jep ndokënd për ta ngrohur;

kur kam ndonjë hidhërim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult